Mancini firmos, 3 vjet te Galatasaray (VIDEO)

Roberto Mançini do të jetë për 3 vitet e ardhshme trajner i skuadrës së Galatasaray. Tekniku italian, i cili do të zëvendësojë në këtë post trajnerin Fatih Terim, do të përfitojë 12 milionë euro për vitet që do të drejtojë këtë skuadër.

"Besoj se kam bërë zgjedhjen e duhur. Ky është një klub i madh", ka theksuar Mançini pas nënshkrimit të kontratës me kampionët në fuqi të Turqisë.

Mançini, i cili ka fituar 12 trofe si trajner, do të jetë në krye të skuadrës turke në ndeshjen e të mërkurës përballë Juventus, e vlefshme për fazën e grupeve të Champions League. /albeu.com/
Shtuar më 01/10/2013, ora 16:39
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori