Mancini fiton çmimin e trajnerit
Albeu.com
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka fituar trofeun Maestrelli, një çmim që jepet për trajnerin më të mirë të vitit 2008 në Serie A.Mancini fitoi tre skudeto me nerazurët, por në fund u shkarkua nga presidenti Massimo Moratti, për shkak të mossuksesit në Ligën e Kampionëve dhe paaftësisë për të kontrolluar dhomën e zhveshjeve të Interit në sezonin e kaluar.

Ai tash është nderuar me çmimin Trofeu Maestrelli për punën e tij në stolin e enterit gjatë sezonit të kaluar.

Një situatë e ngjashme ka ndodhur edhe në vitin 1998, kur një trajner tjetër Interit, Luigi Simoni, ishte shkarkuar në të njëjtën ditë që kishte fituar çmimin e trajnerit më të mirë në Serie A.
Shtuar më 09/09/2008, ora 15:11
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori