Mancini: Fitorja e pritshme, shfryrja e Balotellit nuk është problem për askënd
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka folur për "Rai"-n në përfundim të fitores 6-0 të marrë kundër Lihtenshtejnit.

"Mision i përmbushur? Po, e kemi nisur ndeshjen shumë mirë", ka thënë trajneri i "Axurrëve". "Fitorja ishte e pritshme, por ishte e rëndësishme që të shënonim dhe të luanim të përqendruar si të ishte një ndeshje e vërtetë".

"18 lojtarë kanë debutuar me mua në 11 ndeshje? Shpresoj që shumë prej tyre të qëndrojnë me kombëtaren, do të ishte një gëzim i madh. Na presin dy ndeshje shumë të rëndësishme për kualifikimin në Europian në qershor kundër Greqisë dhe Bosnjës".

"Shfryrja e Balotelli-t në rrjetet sociale? Nuk e kam parë, por mendoj se nuk është problem për asnjeri. Mario nuk duhet të mërzitet se nuk e grumbullova, nuk mund të kënaqen të gjithë", ka përfunduar Mancini. /albeu.com/
Shtuar më 26/03/2019, ora 23:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori