Mançini: Gara për titullin kampion nuk është mbyllur
Trajneri i Mançester Sitit, Roberto Mançini, ka paralajmëruar rivalët e Junajtid se gara për titullin kampion nuk është mbyllur. Sipas tij asnjë ekip nuk ka arritur që ta fitojë atë që në janar.

"Në çdo kampionat të luajtur asnjëherë nuk ka ndodhur që një ekip të mund ta fitojë kampionatin që në janar. Ne do të luftojmë deri në prill. Nëse ata do të kenë shtatë, tetë, nëntë pikë më shumë se sa ne në prill, atëherë gjërat do të jenë të vështira. Aktualisht ne kemi mundësi shumë të mira që të arrijmë atë çka duam. " shprehet tekniku italian.


“Qytetarët” janë shtatë pikë larg “djajve të kuq”, ndërsa barazuan në mesjavë ndaj QPR-së me rezultatin 0-0 dhe diferenca mund të shkojë në 10, nëse ekipi i Fergusonit fiton ndaj Fulhamit sot. /albeu.com/
Shtuar më 02/02/2013, ora 15:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori