Mancini: Italia ka nevojë për ata dy talente
Trajneri i përfaqësueses së Italisë, Roberto Mancini gjatë një interviste të fundit, veç temave të tjera, foli në veçanti edhe për talentet e reja te azzurr-ët, sikurse dhe për të riun e Romës, Nicolo Zaniolo.

"Kean e njeh rrugën. Duhet të punojë fort dhe të angazhohet. Ai është një djalosh i mirë, ka cilësi dhe ka patur fatin të rastisë në një moment në të cilin kombëtarja ka nevojë për të rinj si ai dhe Zaniolo", deklaroi Mancini.

"Më pëlqen të eksploroj talentin dhe tani kam fatin të mos më duhet të blej askënd, por mund të zgjedhj, të zbuloj, të shëtis. Ne jemi populli i zbulimeve të mëdha", u shpreh trajneri i përfaqësueses së Italisë, Roberto Mancini. /albeu.com/

Shtuar më 21/04/2019, ora 20:48
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori