Mancini: Ja pse u largua Shaqiri nga Interi
Trajneri i Interit, Roberto Mancini, ka dhënë një intervistë të për Inter Channel. Trajneri italian ka trajtuar tema të ndryshme, përfshirë edhe transferimet e bëra në janarin e vitit të kaluar.

Xherdan Shaqiri, Lukas Podolski, Davide Santon dhe Marcelo Brozovic, janë lojtarët e transferuar nga Interi gjatë merkatos së janarit.

Mancini, ka folur edhe një herë për situatën e Shaqirit, dhe arsyen e largimit.

“Përshtatja e Shaqirit në futbollin italian ishte e ngadalshme, i nevojitej më shumë kohë dhe ishte ndër të pakët lojtarë që kishte ofertë në atë kohë. Ne kishim nevojë për para, në të kundërt do të ishte i dobishëm për ne”, ka deklaruar Mancini./ albeu.com/
Shtuar më 02/01/2016, ora 10:00
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori