Mancini jep sqarime: Ja pse nuk e futa Shaqirin
Interi fitoi ndeshjen e javës së 18 të Serie A kundër Genoas me rezultatin 3-1, por edhe pse pritej që Xherdan Shaqiri të bënte debutimin me fanellën zikaltër, Roberto Mancini zgjodhi ta linte për takimin e ardhshëm.

Pas ndeshjes Mancini tregoi arsyet e kësaj zgjedhjeje: "Shaqirin nuk e futa në lojë pasi nuk doja ta rrezikoj nga ndonjë dëmtim duke ditur që ka bërë vetëm një stërvitje", sqaroi tekniku zikaltër. /albeu.com/

Shtuar më 11/01/2015, ora 17:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori