Mancini: Kean dhe Zaniolo kanë shumë cilësi
Trajneri i Italisë, Roberto Mancini, ka komentuar fitoren e përfaqësueses së tij ndaj Finlandës në një intervistë të dhënë në përfundim të ndeshjes për "Rai Sport".

"Nuk ka qenë një ndeshje e lehtë, ata janë mbyllur pothuajse menjëherë. Ne ishim pak të ngurtë në fillim, por në pjesën e dytë gjërat kanë shkuar më mirë", ka thënë ish-trajneri i Inter-it.

"Kean? Duhet të qëndrojë i qetë, shumë shpejt do të vijnë edhe golat. Në pjesën e parë ishte nën presionin e kundërshtarëve, por ka bërë një ndeshje të mirë në përgjithësi. Ai dhe Zaniolo kanë shumë cilësi".

"Kemi akoma shumë punë për të bërë, nuk është e lehtë të luash mirë kur takohesh pas 5 muajsh. Të gjitha ndeshjet janë të vështira", ka përfunduar trajneri i "Axurrëve". /albeu.com/

Shtuar më 23/03/2019, ora 22:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori