Mancini kërkon 4 yje tek Interi (FOTO)

Roberto Mancini e ka bërë gati listën e transferimeve për sezonin e ri. Trajneri italian synon të bëjë ndryshime të mëdha, veçanërisht në repartin e avancuar, aty ku janë shfaqur edhe më shumë probleme.

Yaya Toure, Alex Teixeira, Erik Lamela dhe Arkadiusz Milik janë synimet kryesore të zikaltërve për sezonin e ri.

Të gjitha blerjet janë mëse të mundshme, pasi Yaya Toure është futbollist i lirë, Teixeira është i pakënaqur në Kinë, Lamela nuk e ka vendin e sigurti te Tottenham ndërkohë që Milik synon të gjejë një ekip më të mirë se Ajaxi.

Nëse ndodhin të gjitha këto lëvizje me siguri që do të largohet Icardi së bashku me Ljajic dhe Jovetic./albeu.com/
Shtuar më 02/06/2016, ora 12:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori