Se
Manchester City është 'klub i parave' e dëshmon bossi i tyre, Roberto
Mancini, i cili është duke planifikuar shtatë super-transferime ne merkaton e verës.
"The Daily Star Sunday": thotë se
Mancini do të takohet me pronarët e
Manchester City pas finales së Kupës FA, me një listë prej SHTATË lojtarësh që dëshiron, përfshirë
Kaka,Wesley
Sneijder dhe Edinson Cavani.
Cavani është lojtari që e dëshiron gjithsesi
Mancini, por këtu futet edhe anësori i Udineses,Alexis Sanchez.
Ata po ashtu kanë përfshirë yllin e Interit, Wesley
Sneijder, duke u bërë rivalë me
Manchester United.
Kaka i Real Madrid është në listë gjithashtu, pastaj edhe Jack Wilshere i Arsenal, Juan Mata i Valencias dhe ylli i Palermos, Javier Pastores.
Mancini, duke bërë shaka deklaroi se ata mund ta transferojnë edhe mega-yllin e Barcelonës, Lionel Messi. /albeu.com/
Shtuar më 01/05/2011,
ora 20:27