Mancini: Nuk është koha për të qarë
Roberto Mancini
Nuk është koha për të qarë sepse Manchester City është ende zot i fatit të tij: me këto fjalë ka karikuar Roberto Mancini skaudrën e tij në vigjilje të ndeshjes së kthimit në Europa League kundër portugezëve të Sporting Lisbona.

" Ndodh të humbësh dhe ndeshje që nuk i meriton ti humbësh - thotë Mancini -. Duhet të reagojmë menjëherë dhe të shkojmë përpara.

Kjo nuk vlen vetëm në Europa League por edhe në Premier League ku pas humbjes me Swansea Citiziens humbën vendin e parë duke ia dorëzuar rivalëve të Manchester United.

" Ka ende shumë pikë në lojë për të shpresuar në kampionat", përfundoi trajneri italian i City. /albeu.com/
Shtuar më 14/03/2012, ora 16:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori