Roberto
Mancini mund të rikthehet te Interi nëse klubi italian vendosë ta shkarkojë trajnerin aktual Walter
Mazzarri.
Mazzarri ka marrë mbështetjen e presidentit Erick
Thohir pas fitores 1-0 në Cesena, që i dha fund një serie të rezultateve të dobëta.
Megjithatë miliarderi indonezian po ashtu ka paralajmëruar se trajneri do të rivlerësohet në dy ndeshjet e ardhshme.
Sipas Gazzetta dello Sport, fjalët e
Thohir shërbejnë si
ultimatum për Mazzarrin, dhe nëse atij i tregohet dera,
Mancini raportohet se është i pari në listë për ta zëvendësuar atë.
Opsion për Nerazzurrët është edhe ish-menaxheri i Evertonit dhe Manchester United, David
Moyes.
Shtuar më 27/10/2014,
ora 14:36