Mancini ose Rijkaard në krye të Galatasarajit?
Albeu.com
Ish-trajneri i Interit, Roberto Mancini dhe ish-trajneri i Barcelonës, Frank Rijkaard, janë emrat të cilët përmenden në shtypin turk si zëvendësim për trajnerin e tashëm të Galatasarayt, Michael Skibbe.Skibbe është nën presion për shkak se ekipi ka rezultate dhe paraqitje të dobëta nën drejtimin e tij. Pas 6 ndeshjeve të zhvilluara, Galatasaray gjendet në vendin e 5-të me 11 pikë, pesë nën liderin Trabzonspor.

Nëse Skibbe largohet, mediat turke shkruajnë se klubi do të bëjë ofertë në drejtim të italianit Roberto Mancinit ose holandezit Frank Rijkaardit.
Shtuar më 14/10/2008, ora 22:08
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori