Mancini po përgatit revolucion në kombëtare
Roberto Mancini ka dalë në konferencë për shtyp në pran të startit të kualifikueseve të Euro 2020, ku Italia do të përballet me Finlandën dhe Lihtenshtejnin. Trajneri premtoi se Italia e tij do të bazohet tek lojtarët e rinj si Zaniolo dhe Kean, teksa zbuloi edhe pse nuk ftoi Belotti-n dhe Balotelli-n.

"Kam grumbulluar shumë sulmues sepse duhet të punojnë në atë drejtim. Më vjen keq për ata që mbeten jashtë", tha fillimisht italiani.

Belotti - Gjithkush ka të drejtë në mendimin e vet. Kjo është bukuria e ekipit kombëtar. Por, unë marr vendimet e mia. Ai mund të bëhet edhe më i mirë sesa është dhe të kthehet në kombëtare.

Balotelli – Nuk është ende në formën optimale për të ardhur në kombëtare. I duhet edhe pak kohë.

Të rinjtë - Zaniolo me siguri do të debutojë për ne. Kean ka fituar shumë për moshën që ka. Le të shpresojmë që të ketë të njëjtin start si Balotelli, i cili është shumë i zoti.

Mesfusha – Kemi shumë lojtarë të mirë. Jorginho po luan mirë edhe pse Chelsea ka probleme, ai nuk ka humbur asnjë ndeshje. E njëjta gjë vlen edhe për Verrati-n. /albeu.com/

Shtuar më 18/03/2019, ora 16:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori