Mancini presion Balotellit: Lër duhanin ose do të qëndrosh në tribunë
Një natë e gjatë dhe me dëfrim pas ndeshjes me Stoke City dhe refuzimi i kërkesës së trajnerit, Roberto Mancinit për të lënë duhanin kanë qenë këto arsyet përse sulmuesi, Mario Balotelli ka përfunduar në tribunë në “Santigo Bernabeu” në takimin e Champions League të zhvilluar në Madrid midis Realit e Manchester City.

Sulmuesi Italian është lënë jashtë listës në rastin e kësaj përballjeje për motive disiplinore. Për t’ia shtuar edhe më shumë mërzinë ish trajnerit të Interit ka menduar vetë Balotelli që e ka refuzuar të lërë duhanin pas kërkesës së Mancinit. /albeu.com/
Shtuar më 20/09/2012, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori