Roberto
Mancini rikthehet të flasë për
Mario Balotellin me pak nota nostalgjie. Tekniku i Manchester City, skuadra e të cilit e sheh veten 15 pikë pas "kushërinjve" të United që janë me një dorë te titulli, "qan" bomberin e Milan dhe mbi të gjitha golat e tij.
"
Mario sezonin e shkuar me ne shënoi 15
gola: diferenca me golat që kemi shënuar në këtë sezon është pikërish këtu. Kemi shënuar të paktën 20
gola më pak. Gjatë këtij
sezoni kemi patur edhe shumë dëmtime:
humbja e Sergio (Agueros) e më pas ajo e Marios nuk ishin aspak të lehta", u shpreh trajneri italian i kampionëve të Premier League. /albeu.com/
Shtuar më 06/04/2013,
ora 11:10