Mancini rikthehet prapa në kohë, tregon kush e refuzoi Manchester City-n
Roberto Mancini i cili drejtoi për 4 sezone nga viti 2009 deri në vitin 2013Manchester City-n, ka zbuluar se Daniele De Rossi i ka refuzuar qytetarët gjatë kohës që ai ishte trajner.

Mancini tha ishim fare pranë akordit por mesfushori i Romës u tërhoq në minutat e fundit.


"Kaluam një natë të tërë në Romë duke folur", ka deklaruar Mancini për "Il Messaggero".

"Ishte bërë e gjitha, por ai u tërhoq në minutën e fundit. Ai më thirri dhe më tha. Nuk mund të vijë".

"Unë u lëndova dhe u zëmërova. Ka ndodhur shumë kohë më parë, kur Daniele ishte në mes të karrierës së tij". /albeu.com/
Shtuar më 28/02/2019, ora 17:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori