Mancini: Shaqiri nuk është ende gati për 90 minuta
Tekniku i Interit Roberto Mancini ka folur para mediave në vigjilje të ndeshjes së nesërme në Serie A kundër Empolit të Elseid Hysajt. Numri një i stolit zikaltër ka kërkuar nga skuadra e tij një prezantim si ai i së dielës së shkuar kundër Genoas.

Mancini u pyet edhe për gjendjen e Xherdan Shaqirit dhe mundësinë që ai të debutojë në takimin e nesërm.

"Është stërvitur mirë, por nuk mund të luajë një ndeshje të plotë", ka thënë Mancini përsa i përket minutazhit që mund të ketë shqiptari i Zvicrës.

Empoli-Inter luhet nesër në ora 18.00. /albeu.com/
Shtuar më 16/01/2015, ora 14:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori