Mancini shpall listën: Grumbullon dy talentet Zaniolo dhe Kean, Balotelli jashtë (FOTO LAJM)

Roberto Mancini ka shpallur listën e të ftuarve për dy ndeshjet e para të Italisë në kualifikikueset e Euro 2020 në 23 mars kundër Finlandës dhe 26 kundër Lihtenshtajnit, shkruan Albeu.com.

Mancini ka grumbulluar dy talenetet Zaniolo dhe Moise Kean. Gjithashtu teknuku ka ftuar ehde Fabio Quagliarella-n golashënuesin më të mirë Serisë A me 20 gola.

Ndërkohë ka mbetur jashtë Mario Balotelli, pavarësisht nga performancat e shkëlqyera me Marseille, teksa edhe sulmuesi i Torinos ka mbetur jashtë.

Gjithashtu është grumbulluar dhe mbrojtësi i Juventusit Leonardo Spinazzola pas performancës bindëse në Ligën e Kampionëve kundër Atletico Madrid. /albeu.com/
Shtuar më 16/03/2019, ora 12:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori