Mancini "shtrydh" lojtarët në stërvitje (FOTO LAJM)

Roberto Mancini e ka shtrydhur skuadrën e tij, duke kryer një stërvitje të dyfishtë dje, me qëllimin për ta mbajtur në formë në garën për titull. Italiani mendon se futbollistët duhet që të punojnë akoma më shumë nga ana fizike, ndërsa ka zhgënjyer në Champions League këtë vit dhe humbi kreun në kampionat para Krishtlindjeve të kaluara.

E ndërsa faza e parë e stërvitjes ka qenë në palestër, lojtarët më pas kanë nisur të vrapojnë, si dhe të ngjisin me shpejtësi shkallët. E gjithë kjo një mënyrë e të stërvituri tepër e lodhshme. Edhe pse me diferencë prej 12 pikësh, Mancini beson se City mund të rikapë kreun. /albeu.com/



Shtuar më 22/02/2013, ora 18:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori