Mancini trondit Interin
Ish trajneri i Manchester Cuty, Roberto Mancicni, u shkarkua nga Interi pak javë para fillimisht të sezonit të ri. Vendin e tij e zuri Frank De Boer, i cili gjithashtu u shkarkua pak muaj më vonë, duke ardhur në krye Stefano Pioli, i cili ka krijuar një skuadër të mirë.

Por, ndoshta jo edhe për titull, pasi ata gjenden 18 pikë prapa liderit Juventusit – Mancini beson se me të, Interi sot do të ishte duke luftuar për titull.

“Sezonin e kaluar, pas 20 ndeshjeve – ne ishim në krye, por më pas filluam të biem. Duhej të vazhdonim atë rrugë që kishim nisur dhe sot Interi do të luftonte për titull, do t’i bënte konkurrencë Juventusit – me të vërtetë do të ishte një vit i madh”, deklaroi Mancini. /Albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 22:18
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori