Mandela mund te jete ne finalen e Boterorit
Albeu.com
Ish-presidenti afrikano-jugor, Nelson Mandela mund të jetë pjesëmarrës mes tifozëve në finalen e madhe të 11 korrikut. Kështu shprehet Komiteti Organizativ i evenimentit futbollistik më të madh, ku sqarohet më tej se lideri i ...... Afrikës së Jugut ka ftesë në çdo ndeshje të këtij Botërori. “Nëse mundet dhe dëshiron të jetë pjesëmarrës, Mandela e ka ftesën e përhershme tonën për të gjitha ndeshjet e Botërorit. Do të ishim mjaft të lumtur nëse do të ishte i pranishëm në finale, nëse jo do ta kuptojmë”, thuhet në deklaratën e Komitetit Organizativ të Botërorit. Nelson Mandela, 91 vjeç, duhej të merrte pjesë në ndeshjen e hapjes së Botërorit afrikan por një fatkeqësi familjare anuloi në momentin e fundit prezencën e tij.
Shtuar më 04/07/2010, ora 22:03
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori