Mandzukic: E kam pritur gjatë një mundësi të tillë
Sulmuesi i AC Milan, Mario Mandzukic, ka shprehur kënaqësinë e tij me transferimin në “San Siro” dhe ka thënë se një mundësi të tillë e ka pritur që një kohë.

Mario Mandzukic është shprehur tejet i kënaqur me transferimin e tij të ri, ai ka deklaruar se që një kohë ka pritur një mundësi të tillë.

"Jam shumë i lumtur të jem këtu, isha duke pritur një mundësi të tillë, kam parë një atmosferë të mirë të grupit dhe të trajnerit këtu ne Milanello, jemi të parët në tabelë dhe unë jam gati për të ndihmuar ekipin", tha ai.

"Është një skuadër relativisht e re, kam parë Milanin në garat e fundit, janë shumë kompetitivë dhe kanë shumë shpirt në skuadër", shtoi ai.

"Unë dhe Ibrahimovic kemi zhvilluar shumë ndeshje dhe jemi ekspertë, është e rëndësishme të bëjmë dallimin në fushë dhe të mbrojmë kolegët, ashtu siç bëjnë të gjithë në grupin tonë", tha Mandzukic.
Shtuar më 21/01/2021, ora 14:58
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori