Mandzukic pranë transferimit te rivalët e Juventusit
Inter po shikon mundësin e nënshkrimit të Mario Mandzukic, pasi janë në kërkim të një sulmuesi të dytë.

Sipas asaj që raporton Gazzetta dello Sport, ish-sulmuesi i Juventusit momentalisht është pa skuadër pas largimit nga Al-Duhail dhe trajneri zikaltër Antonio Conte po synon të transferoj kroatin.

Ky i fundit qëndroi në Katar vetëm gjashtë muaj, dhe tashmë duket se ka vendosur të kthehet në Evropë.

Përpos Mandzukic në listën e dëshirave të Contes janë edhe Olivier Giroud dhe Edin Dzeko.
Shtuar më 08/07/2020, ora 15:23
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori