Sulmuesi i AC Milanit, Zlatan Ibrahimovic ka konfirmuar se
Mario Mandzukic ka
nënshkruar kontratën.
Kroati pas një pauze të gjatë i është bashkuar "Rossonerëve" në kontratë gjashtëmujore me mundësi vazhdimi për një vit tjetër.
Edhe pse Milani ende se ka zyrtarizuar transferimin, suedezi ka bërë të ditur se lojtari ka
nënshkruar kontratën.
"
Mario Mandzukic ka
nënshkruar kontratën, i është bashkuar AC Mialnit, pra do jemi dy veta të frikësojmë kundërshtarët", tha ai.
Transferimi pritet të bëhet zyrtare në ditët në vijim.
Shtuar më 19/01/2021,
ora 08:37