Mandzukic zbarkon në Milano, gati për testet mjekësore (VIDEO)
Mario Mandzukic ka arritur në Milan, ku pritet të kryejë testet mjekësore para zyrtarizimit në fanellën "Rossonere"

Mario Mandzukic është duke përfunduar testet mjekësore tek AC Milan dhe zyrtarizimi në fanellën "Rossonere" pritet të ndodhë së shpejti.

Sipas raportimeve në Itali, Mandzukic do të firmosë kontratë një vjeçare me opsion zgjatje, që kap shifrën e 1.8 milionë euro në vit.

Mandzukic përfundoi kontratën e tij me Juventusin në dhjetor 2019 pas 44 golave në 162 ndeshje në të gjitha garat me "Bianconerët".

Ai u angazhua tek skuadra e Al-duhail në ligën e Katarit, sezonin e kaluar regjistroi pesë paraqitje ndërsa këtë sezon ende nuk ka regjistruar ndonjë paraqitje.
Shtuar më 18/01/2021, ora 09:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori