Mane, surprizon tifozët në vendlindjen e tij
Pëlqej
Sadio Mane ka dhuruar 300 fanella Liverpool në vendlindjen e tij, Senegal, kështu që ata mund ti veshin ato gjatë finales së Ligës së Kampionëve.

Futbolli 26-vjeçar, i cili u rrit në Bambali një vend të varfër në Afrikën Perëndimore, bëri këtë gjest bujare para përballjes së "Reds" me Real Madridin këtë të shtunë.

"Ka 2,000 banorë në fshatin tim, kam blerë 300 fanella të Liverpool për të dërguar tek këta njerë, kështu që tifozët mund ti veshin për të parë finalen", tha Mane.

"Mamaja dhe xhaxhai im, të gjithë do ta shikojnë finalen. Askush në fshat nuk do të punojë atë ditë, do të kthehem në verë pas Botërorit dhe shpresoj se do tju tregoj të gjithë medaljet e fituara". /albeu.com/
Shtuar më 25/05/2018, ora 14:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori