"Manita" ndaj Flamurtarit ngjit Bylis në krye, Vllaznia "poker" Skënderbeut, Kukësi bie në Durrës (VIDEO)

gol kallaku 1-0 on Vidnews.

Bylis është skuadra e momentit në Kategorinë Superiore.

Pasi fitoi titullin e Kategorisë së Parë, ekipi ballshiot po bën mrekullinë në elitën e futbollit në vend. Këtë e dëshmon edhe fitorja e sotme në shtëpi, 5-0 kundër Flamurtarit. Një manita e nisur që në minutën e 30-të nga talenti shkodran, Qardaku dhe e vijuar më pas nga Goxhaj, Guindo e Ntepe dy herë.

Fitore që i ngjit përkohësisht në vendin e parë në Superiore, kjo edhe për shkak të hapit fals të hedhur nga Kukësi. Nënkampionët u mposhtën minimalisht, 1-0 nga Teuta, e cila merr përkohësisht vendin e dytë në kuotë të njëjtë pikësh me Bylis, 11 të tilla.

Gilman Lika riktheu te fitorja Vllazninë, e cila parakaloi në klasifikim Skënderbeun. Shkodranët mposhtën 3-0 korçarët dhe këtë e bënë falë kapitenit të saj, i cili u tregua i saktë dy herë nga 11 metërshi. Goli që vulosi gjithçka erdhi nga Zogaj pesë minuta para fundit.


Java e 6-të e Superiores do të kulmojë nesër me derbin e kryeqytetit, Tirana-Partizani, e programuar për tu luajtur në "Selman Stërmasi" në orën 19:00.
Shtuar më 28/09/2019, ora 18:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori