Manolas drejt largimit nga Roma
Pëlqej
E ardhmja e Manolas te Roma mbetet në dyshim. Qëndrmbrojtsi kërkon trofe dhe me verdhekuqtë ai nuk ka garanci, Shkruan Albeu.com.

Mediat në Itali bëjnë të ditur se në rast se ekipi dështon të kualifikohet në Champions League atëherë ai do të kërkojë largimin.

Jo më larg se një vit më parë ai refuzoi kalimin te Zeniti për të qëndruar te Roma, ndërsa këtë sezon gjërat nuk po shkojnë mirë dhe në verë destinacioni i tij mund të jetë Premier League.

Ndërkohë për Manolas interes kanë shfaqur Manchester United, Tottenhami dhe Arsenali pëlqejnë 27 vjecarin, ndërsa Juventusi e shikon 27-vjeçarin si pasuesin e Benatia dhe Barzaglit. /albeu.com.


Shtuar më 07/12/2018, ora 15:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori