Manolas i thotë "Jo" Napolit
Kostas Manolas nuk e ka pranuar kontratën e Napolit, shkruajnë mediat në Itali, pasi që mbrojtësi i Romës po kërkon minimumi një pagë prej katër milionë euro në vit

Një marrëveshje praktikisht është arritur në mes të dy klubeve që Napoli të paguan 15 milionë euro plus ta dërgon në Romë mesfushorin Amadou Diawara, por ajo është vënë sot në udhëkryq pasi që lojtari nuk është pajtuar me kontratën.

Sportitalia shkruan që agjenti Mino Raiola ka kërkuar një pagë s’paku 3.5 milionë euro që arrin me bonuse në mbi 4 milionë euro.

Po ashtu në pah kanë dal edhe disa probleme që kanë të bëjnë më të drejtat e imazhit, kështu që ka mundësi që të vonohet apo mos ta shohim fare në fanellën e Napolit, Manolasin.

Pavarësisht kësaj, drejtori sportiv i Napolit, Cristiano Giuntoli ka vazhduar bisedimet në Monte Carlo.

Është një shqetësim për Romën, pasi që ata duhet të shesin dhe të bëjnë profit për ta përfunduar me fitimi vitin fiskal më 30 qershor.

Ata e blenë 28 vjeçarin para 4 viteve për 15 milionë euro kurse ai ka klauzolë lirimi prej 36 milionë euro.
Shtuar më 29/06/2019, ora 19:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori