Manolas vlerëson punën e Juventusit, shpreson ta ndjekë Roma e tij
Kostas Manolas dëshiron që Roma e tij të ndjekë shembullin e Juventusit, i cili përmbysi Tottenhamin në mes të ondrës. PorRomakët në letër e kanë më të thjeshtë pasi presin Shakhtar Donetskun në Ligën e Kampionëve.

Ata kanë një humbje minimale 2-1 në transfertë dhe për të kauar në fazën tjetër u mjafton dhe një rezultat 1-0.

“Ne kemi nevojë për tifozët tanë, pasi ata janë kryesorët. Ne do të japim maksimumin gjatë tre ditëve të ardhshme që të jemi të gatshëm dhe të arrijmë objektivin tonë për një vend në çerekfinale të Ligës së Kampionëve. Ne meritojmë të kalojmë”, tha Manolas për Mediaset Premium.

“Ne jemi në kërkim të qetësisë, inteligjencës, përvojës dhe ekuilibrit. Ne e shikuam Juventusin kundër Tottenhamës që keni nevojë për të gjitha ato elemente, përndryshe nuk do të ecim përpara “.

Juventusi barazoi 2-2 në shtëpi në ndeshjen e parë ndërsa triumfoi 2-1 në stadiumin legjendar të Wembleyt. Manolas realizoi gol në fitoren 3-0 të Romës ndaj Torinos në Stadio Olimpico në kuadër të Serie A.

“Unë jam i lumtur që kam shënuar gol, por edhe më i lumtur me fitoren. Ne jemi romakë dhe duhet gjithmonë të futemi në fushë me një mentalitet fitues, sepse nëse nuk e bëni, atëherë nuk do të fitoni”.

“Pjesa e parë ishte e keqe, por realizimi i një goli na liroi nga presioni dhe pas kësaj ne luajtëm futboll të mirë”, pohoi reprezentuesi grek./albeu.com/
Shtuar më 10/03/2018, ora 09:43
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori