Mansour plotëson "tekat" e Mancinit
Roberto Mancini kërkon përforcime te Manchester City dhe sheiku Mansour ka ndërmend t'ia plotësojë dëshirën trajnerit të tij. Në krye të listës së dëshirave të teknikut të City-t janë mbrojtësi i Liverpool, Daniel Agger dhe mesfushori i Romës, Daniele De Rossi.

Sipas asaj që shkruan "Daily Star", padroni i kampionëve të Anglisë është shprehur se për arritjen e objektivave është i gatshëm të shpenzojë ende para.

"Ajo që ka rëndësi është të arrijmë të ruajmë titullin kampion duke ruajtur standartet e kampionatit të shkuar. Do mbështesim skuadrën me një ose më shumë afrime, duke mos hequr asnjë nga grupi aktual, të cilit po bindin teknikun tonë", u shpreh Mansour. /albeu.com/
Shtuar më 12/08/2012, ora 17:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori