Mansur konfirmon Mançinin
Cilido të jetë fati i Manchester City-t këtë sezon, Roberto Mançini do të vijojë të qëndrojë në stolin e skuadrës. Konfirmimi vjen nga vetë bosi i klubit milioner, sheiku Mansur. Ka pasur shumë spekulime për fatin e menaxherit italian nëse Siti do të humbasë derbin me United. Një fitore më 30 prill në “Etihad” do të thotë vendi i parë për “qytetarët” dhe shanse të mëdha për t’u rikthyer te titulli pas 44 vitesh.

“Diferenca me United është vetëm 3 pikë dhe ne kemi një shans. Por çfarëdo që të ndodhë, edhe po të mos fitojmë, unë sërish do të jem mjaft i kënaqur me lojtarët, skuadrën dhe trajnerin”, deklaroi bosi arab. /albeu.com/
Shtuar më 25/04/2012, ora 16:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori