Man.United, 50 milionë sterlina dëm nga Moyes
Pëlqej
Manchester United do të zbulon se shkarkimi i David Moyes pas 11 muajve në stolin e "Djajve të Kuq" i ka kushtuar plot 50 milionë sterlina. "Telegraph" ka arritur të zbulojë shifrën përpara analizës financiare të klubit për sezonin 2013-14.

Mospjesëmarrja e skuadrës së "Old Trafford" për herë të parë në historinë e tyre në Champions League i ka kushtuar klubit 35 milionë sterlina dëm financiar, ndërkohë që renditja më e dobët në historinë e Premier League0s (vendi i 7-të), i ka kushtuar 20 herë kampionëve të Anglisë 8.5 milionë të tjera.

Kësaj shifre i shtohet edhe rroga prej 3.5 milionë sterlinash e skocezit dhe paketa e dëmshpërblimit për të dhe stafin e tij, duke e çuar në total shifrën e dëmit në shifrën e 50 milionë. /albeu.com/

Shtuar më 11/09/2014, ora 13:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori