Nënkryetari
ekzekutiv i Manchester Unitedit Ed Woodward, ka thënë se klubi duhet të "menaxhojë me
kujdes burimet
financiare" për shkak të pandemisë.
Woodwardi, ka njoftuar për shifrat e fundit
financiare, të cilat tregojnë se borxhi neto është rritur me 133%, apo në vlerë prej 474.1 milionë £.
Ky raport financiar, po ashtu tregon se ka
rënie të të ardhurave prej 19% në 509 milionë £ dhe një humbje prej 23.2 milionë, krahasuar me kohën e njëjtë në vitin e kaluar.
Sipas nënkryetarit
ekzekutiv, kjo
rënie e madhe
financiare vjen nga pandemia.
Ai ka bërë thirrje që të rikthehen tifozët në stadiume, ngase me këtë ritëm pritet të humbet fuqia
financiare e skuadrës së tij, por edhe të skuadrave të tjera evropiane.
Shtuar më 21/10/2020,
ora 14:52