Pas vetëm një viti në "Old Trafford",
mesfushori Bruno
Fernandes është në bisedime me Manchester Unitedin për të rinovuar
kontratën.
Sipas Athletic, Unitedi është duke punuar që t’ia rinovojë
kontratën portugezit.
Nuk është sekret që "Djajtë e Kuq" e duan Fernandesin sepse paraqitjet e tij kanë reflektuar në vlerën e vërtetë të klubit dhe
skuadrës.
Raportimet e fundit zbuluan se bisedimet e para për rinovim nisën në muajin nëntor.
Mesfushori ka kontratë deri në vitin 2025 me mundësi rinovimi edhe për një tjetër.
Shtuar më 04/02/2021,
ora 15:20