Man.United shqetësohet për Greenwood, sjelljet e adoleshentit lënë për të dëshiruar
Manchester United kanë nisur të shqetësohet seriozisht për situatën e Mason Greenwood, me adoleshentin anglez që po kalon një periudhë të vështirë në karrierën e tij.

Greenwood nuk u grumbullua në fitoren e së shtunës 3-1 ndaj Evertonit dhe mungesa e tij u justifikua me problemet shëndetësore. Sidoqoftë, është e kuptueshme që performanca e Greenwood në stërvitjen e së premtes linte për të dëshiruar. Manchester United mohoi të hënën se adoleshenti ishte përfshirë në një shkëmbim fjalësh me Bruno Fernandesin gjatë seancës në Carrington, pasi ai nuk arriti të ndiqte një pasim nga shoku i tij i skuadrës.

Në fakt, te “Djajtë e Kuq” janë të shqetësuar për mënyrën e jetesës së Greenwood, për regjimin që ai ndjek (fle dhe pushon pak, çka reflektohet me rënien e formës sportive).

Në muajin shtator, Greenwood u dërgua në shtëpi nga trajneri i Anglisë, Southgate, bashkë me Phil Foden, pasi kishin ftuar dy vajza në dhomën e tyre të hotelit, në Islandë. Ndërsa Foden ka marrë ftesë për takimet e mëvonshme, Greenwood u la pushim pas diskutimeve midis trajnerit të United, Ole Gunnar Solskjaer, dhe atij të Anglisë, Gareth Southgate.

Është e kuptueshme që Solskjaer dëshiron që Greenwood, i cili ka luajtur titullar në vetëm katër takime për klubin e tij këtë sezon dhe ende nuk ka përfunduar 90 minuta të plota, të vijojë stërvitjen në Carrington.

Drejtuesit e United mendojnë se Greenwood duhet të heqë dorë nga veset e këqija, që ndikojnë në formën e tij sportive, dhe të përqendrohet në zhvillimin e tij si futbollist.
Shtuar më 10/11/2020, ora 09:20
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori