Man.United ul pretendimet për Sanchez, kërkon vetëm 6 milionë euro
Manchester United nuk i ul pretendimet financiare për kartonin e Alexis Sanchez.

Sipas asaj që shkruan "Sunday Express" sot, "Djajtë e Kuq" kanë kërkuar nga klubi zikaltër 16 milionë euro që të lejojë transferimin përfundimtar të sulmuesit kilian në Milano e rrjedhimisht edhe aktivizimin e tij nën urdhrat e Contes në Europa League.

Në fakt, huazimi i Sanchezit ka skaduar dhe javën që nis ai duhet të largohet nga Milano për t’u kthyer në "Old Trafford" pasi të dy klubet nuk kanë gjetur një marrëveshje për pjesën tjetër të sezonit.

Sanchez nuk është pjesë e planeve të Manchester United, që gjithsesi nuk ka ndërmend ta japë falas.
Shtuar më 02/08/2020, ora 16:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori