Man.United vazhdon negociatet me Porton për mbrojtësin Telles
Manchester United më në fund kanë arritur marrëveshje për një transferim.

‘Djajtë e Kuq’ nga ‘Old Trafford’ me gjasë të madhe do të sigurojnë shërbimet e mbrojtësit të krahut, Alex Telles.

Sipas raportimeve të Fabrizio Romano, Telles është pajtuar në kushtet personale me Manchester United.

Marrëveshja është arritur mbrëmë, kurse tashmë do të finalizohen detajet me agjentin.

United po vazhdon negociatat me skuadrën e Porto, për shumën që duhet paguar për kartonin e mbrojtësit.

Mbetet të shihet nëse një marrëveshje me Porton do të finalizohet.
Shtuar më 28/09/2020, ora 09:02
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori