Maqedonasit i tremben detit kuqezi, shikoni "kioskën" ku do të luajë kombëtarja
Ndeshja Maqedonisë - Shqipërisë e cila luhet me 5 shtator do të luhet në Strumicë. Këtë lajm e ka konfirmuar gazeta “Makedonski Sport”.

Ajo thotë se : “UEFA pranoi kërkesën e bërë nga FFM, duke aprovuar zhvillimin e ndeshjes kualifikuese në Strumicë, që është qyteti më i largët lindor nga Shqipëria dhe ndodhet pranë kufirit me Bullgarinë”.

Në këtë stadium të quajtur “Mladost” luajti Shkëndija e Tetovës, që fitoi 3-0 përballë Dacias në turin e parë kualifikues të Europa League, gjithashtu është qyteti i lindjes së Goran Pandev.

Në këtë mënyrë Maqedonia ia del qëllimit që ndeshjen me Shqipërinë të mos e luajë në Shkup dhe pse maqedonasit justifikohen se kështu po promovojnë futbollin dhe ekipin përfaqësues edhe në zonat e largëta.

Vendimi shihet më tepër si një mënyrë për të penalizuar tifozët shqiptarë. Maqedonasit nuk do ta përtypnin lehtë faktin se në Shkup, stadiumi do të ndizej kuqezi dhe me spostimin në krahinën sllave do ua vështirësojnë palës shqiptare të ndjekin kombëtaren e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 01/07/2017, ora 15:19
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori