Maqedonasit ndihen të provokuar nga Tifozat Kuq e Zi (FOTO)

Pëlqej
Humbja ndaj Shqipërisë nuk është kaluar lehtë nga mediat maqedonase, të cilat kanë gjetur detaje për t'i cilësuar ashtu si serbët "rpovokime".

“Skandali: Tifozët shqiptarë ‘përvetësojnë’ qytetet maqedonase”, shkruan portali "telegraf.rs" në një artikull që ka në qendër të vëmendjes koreografinë e shpalosur nga Tifozat Kuq e Zi në ndeshjen me Maqedoninë.

Serbët e konsiderojnë atë koreografi një surprizë të pakëndshme për maqedonasit, si dhe e cilësojnë koreografinë një provokim të rrezikshëm.

“Ndeshja me Maqedoninë i ka shërbyer tifozëve shqiptarë për të shprehur edhe njëherë ëndrrën e tyre të lashtë për ‘Shqipërinë e Madhe’”, shkruhet ndër të tjera në artikull.

Në koreografinë e Tifozave Kuq e Zi u shprehen emrat e qyteteve shqiptare në Maqedoni, si dhe emri i Almirit, djaloshit të vrarë pak kohë më parë në Maqedoni, shoqëruar me mesazhin: “Gjithçka kam ti je, fito sot për ne!”.
Shtuar më 07/09/2016, ora 09:34
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori