Maqedoni, Riselda Selaj fiton 5 medalje ari
Pëlqej
Albeu.com
Shqipëria ka marrë pesë medalje ari në Turneun evropian për të rinj i Bitolas në Maqedoni për sportin e gjimnastikës. Medaljet janë marrë të gjitha në kategorinë e gjimnastikës atletike, ndërsa fituesja të gjitha këto trofe i ka marrë vetëm një sportiste, Riselda Selaj.

Katër prej medaljeve Selaj, i ka marrë në vegla dhe një në klasifikimin e përgjithshëm. Riselda Selaj mori medalje ari në traun e ekuilibrit, paralele të shkallëzuar, kërcim kali, ushtrime të lira dhe në klasifikimin e përgjithshëm u rendit e para po me medalje ari. Kjo është hera e parë, që Shqipëria fiton kaq medalje ari.
Shtuar më 25/09/2008, ora 18:04
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori