Maqedonia fton Mensur Kurtishin
Albeu.com
Sulmuesi shqiptar i ekipit austriak Magna Neustadt, Mensur Kurtishi, është ftuar nga seleksionuesi i Përfaqësueses së Maqedonisë, Mirsad Jonuz, shkruajnë të martën mediat e këtij vendi.
Kurtishi do të jetë pjesë e Maqedonisë për ndeshjet miqësore kundër Azerbajxhanit (29 maj) dhe Rumanisë (2 qershor). Krahas Kurtishit ftesë për këto dy ndeshje miqësore ka marrë edhe mesfushori Armend Alimi, që aktivizohet te skuadra kroate Istra 1961.
Shtuar më 19/05/2010, ora 12:06
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori