Maqedonia humb nga Islanda
Albeu.com
Kombëtarja maqedone sonte në Rejkijavik është mundur nga Islanda me rezultat 1 me 0 krahas rasteve shumë të mira për të qëlluar portën e kundërshtarit.

Me golin e Reiner Gonarson pas një gabimit të mbrojtjes maqedone Islanda në minutën e 16-të arriti të dali në avanthazh. Deri në fund të pjesës së parë të dy përfaqësueset treguan lojë të fortë me disa shanse për të qëlluar.
Fudbollistët maqedon në pjesën e dytë dominuan plotësisht lojën duke krijuar disa shanse shumë të mira për të qëlluar, por nuk arritën që të vedosin topin në rrjetën e Islandës, e cila mbronte me fanatizëm golin e saj. Ndoshta rastin më të mirë për të qëlluar e kishte fudbollisti Goran Pandev në pjesën e dytë të lojës kur doli ballë për ballë me portierin e Islandës, por goditja mbaroi në trupin e tij.
Shtuar më 16/10/2008, ora 15:44
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori