Maqedonia humb nga Mali i Zi
Pëlqej
Albeu.com
Në përballjen miqësore të zhvilluar në Podgoricë, përfaqësuesja e Malit të Zi mundi përfaqësuesen e Maqedonisë me rezultat 2-1.
Vendasit hapën rezultatin në minutën e 24-të, kur pas goditjes së lirë të ekzekutuar nga Jovetiç, në zonën e rreptësisë më mirë u gjetë Xhudoviq. Katër minuta më vonë, Novevski ndaloi Zverotiçin në zonë, ndërsa Jovetiç rriti epërsinë në 2-0 nga penaltia. Golin e ngushëllimit, përfaqësuesja e Maqedonisë e shënoi përmes Goran Popovit, në 5 minuta para përfundimit të ndeshjes.
Shtuar më 20/11/2008, ora 20:43
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori