Maradon e nis me fitore
Pëlqej
Albeu.com
Diego Armando Maradona, kishte debutim me fitore në pankinën e kombëtares Argjentinase në futboll. Në ndeshjen e parë si trajner i "gauçosëve", futbollistët e drejtuar nga Maradona, morën fitoren minimale 1:0 ndaj Skocisë. Golin e vetëm në këtë ndeshje e shënoi Maksi Rodrigez në minutën e 8, pas një asistimi të mirë të Karlos Tevez. Ishte kjo fitorja e dytë e Maradonës në Hempton Park, pasi që fitoren e parë ai e arriti më 18 qershor të vitit 1979 kur edhe shënoi golin e parë të tij për kombëtaren Argjentinase.
Në eliminatoret për Botërorin e 2010-tës, Skocia luan në grup të njejtë me Maqedoninë, e cila po ashtu dje pësoi disfatë edhe atë nga Mali i Zi me rezultatin 2:1.
Shtuar më 20/11/2008, ora 20:46
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori