Maradona akuzon lojtarët e Argjentinës
Diego Armando Maradona ka shpërthyer në kritika ndaj të gjithë lojtarëve dhe drejtuesve të federatës pas humbjes së Argjentinës ndaj Venezuelës. Ish-sulmuesi legjendar e krahasoi shikimin e asaj ndeshje me një film horror.

"Unë preferoj të mos shikoj filma horror, por nuk e di se si grupi i paaftë që është në krye të Argjentinës menduan se do të mundim Venezuelën", tha Maradona.

Më tej vazhdoi: "Më lëndon sepse ndjehem argjentinas me zemër, por me gjeneratën e lojtarëve si Ruggeri, Batistuta, Caniggia .. ekipi aktual nuk meriton të veshin këtë fanellë ndërsa lojtarët e mëparshëm e kishin tatuazh në trup. Ne jemi të gatshëm të japim edhe jetën tonë për të parë largimin e Claudio Tapia, i cili nuk ka asnjë ide se çfarë po bën".

Tapia u bë president i Federatës së Futbollit të Argjentinës në vitin 2017 dhe nuk do të përballet me zgjedhje të reja deri në zgjedhjet e vitit 2021. "Më vjen keq për popullin argjentinas, të cilët vazhdojnë të besojnë në këtë gënjeshtar dhe më vjen keq për lojtarët të cilët duhet të marrin pasojat kur njerëzit që duhet ta bëjnë këtë janë drejtuesit që po i largojnë prestigjin e ekipit kombëtar të Argjentinës", përfundoi Maradona.
Shtuar më 24/03/2019, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori