Maradona: Argjentina synon 3 pike ne ndeshjen me Brazilin
Albeu.com
“Ata kanë luajtur shumë mirë në Kupën e Konfederatave. Mendoj se e vetmja gjë që ku janë munduar, ka qenë të gjejnë zgjidhje për pozitën e mbrojtësit të majtë. Ata vërtet kanë një ekip të fuqishëm. Por të jem i qartë: ne do të synojmë fitoren dhe tri pikë”, ka thënë trajner i Argjentinës, Diego Maradona.
Argjentina më 5 shtator e pret kombëtaren e Brazilit, ndeshje e cila mund të tregohet shumë e rëndësishme për kualifikimet për Botërorin 2010.

Maradona më tej ka shtuar se nëse do të zgjidhte një lojtar Brazilin për ekipin e tij, ai do të ishte Kaka. Ndërsa për brazilianët, është i sigurt se do ta dëshironin Lionel Messin.
Shtuar më 26/08/2009, ora 23:05
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori