Maradona braktis pankinen e Argjentines?
Pëlqej
Albeu.com
Legjenda e futbollit argjentinas Oscar Ruggerion e kërkon për ndihmës të tij, por presidenti i Federatës argjentinase të futbollit Julio Grondon ka një zënkë me të dhe nuk lejon që të punojë në kombëtare.
Diego Armando Maradona edhe pse praktikisht ende nuk është ulur në pankinën e përfaqësueses së Argjentinës si përzgjedhës, menjëherë ka lënë të hapur mundësinë që të braktis këtë post. Presidenti i federartës Grondon, nuk plotëson dëshira.
Maradona përskaj tij dëshiron që ndihmës ta ketë kundërshtarin më të madh të presidentit ish bashkëlojtarin e ti Oscar Ruggerio. Grondon ka pranuar se nuk është në marëdhënie të mira me Maradonën pikërisht për shkak të dëshirave të tija.
„Nuk mund të shof fytyrën e tij. Kjo është punë personale", ka thënë Grondon. Pa marë parasysh qëndrimin e presidentit, Maradona insiston që Ruggerio të jetë ndihmës i tij."Nuk më interesojnë qëndrimet presonale, përfaqësuesja e Argjentinës dhe suskeset e saja janë mbi të gjitha", ka thënë Maradona. Një situatë e tillë ka aritur në momentin më të keq për Argjentinën, e cila për tre ditë do të zhvillojë përballjen miqësore me Skocinë dhe ky do të jetë testi i parë për përzgjedhësinë e ri. Kuptohet nëse do të kishte mbetur pasi mediat spekulojnë se nëse nuk i plotësohet kjo kërkes Maradona mund të ik.
Shtuar më 13/11/2008, ora 20:57
Tage: arkiv
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori