Legjenda argjentinase, Diego
Maradona, ka ‘sulmuar’ FIFA-n duke kërkuar veprim ndaj atyre që janë përfshirë në korrupsion për marrjen e vendimit që t’i jepej
Katarit e drejta për të organizuar Kampionatin Botëror në vitin 2022.
“Ka ryshfete të mëdha (në FIFA). Ata që janë pas tyre duhet të mbajnë përgjegjësi, sidomos në ngjarjet më të fundit rreth dhënies së
Katarit që ta mbajë Kampionatin Botëror 2022”.
“Ku kanë shkuar ato para, kush i ka marrë dhe pse. Të gjitha këto duhet të heton”, ka deklaruar
Maradona.
Ai ka shtuar se vazhdimisht ka denoncuar ekzistimin e rasteve të shumta të korrupsionit dhe ryshfetit brenda FIFA-s.
Sunday Times ka raportuar Muhammad bin Hammam ka paguar miliona dollarë për të siguruar vota nga delegatët për të zgjedhur Katarin.
Shtuar më 08/06/2014,
ora 18:20